Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës” i ka dhuruar flamurin amerikan, aktivistes Vlora Xhemajli si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë.
“Me moton AMERIKA E PARA, sot e vazhdova/përfundova aktivitetin me këtë sllogan – dhurimi i një sasie të simbolit kryesor amerikan – flamuri, miqve, personaliteteve e përkrahësve moral të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Për përkrahjen dhe aktivitet të pandërprerë afro 10 vite pa kompensim material pak më parë ia dhurova flamurin znj. Vlora Xhemajli dhe e falenderova, në emrin tim aktivistëve miqve për kontributin e dhënë”, ka shkruar ai në Facebook.
Aktiviteti përfundon sot pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden (20 janar 2021).