Miratohet buxheti i BE-së për shtatë vitet e ardhshme

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian ka kaluar buxhetin për shtatë vitet e ardhshme të Bashkimit Evropian.

Ky buxhet përfshin shtesë prej 15 bilionë euro që janë të caktuara për dhjetë programe, prej të cilave përfshihen edhe programe që janë kundër Coronavirusit.

Këto projekte do të ofrojnë mundësi për gjeneratën e ardhshme të BE-së dhe do të mbrojnë vlerat evropiane.

Paketa e buxhetit në vlerë prej 1.8 trilionë eurove u punua në fillim të këtij muaji nga Këshilli Evropian dhe u miratua të mërkurën në mbrëmje në PE me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenime.

Kryetari i Parlamentit Evropain, David Sassoli, votimin e buxhetit e ka quajtur një moment historik, që sipas tij i hedh hapat drejt një Evrope me shumë ndryshime.

“Tani është koha që të kemi guximin politik dhe ideologjik për të kryer këtë transformim rrënjësor”, ka shkruar Sassoli në Tëitter, shkruan Euronews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme