Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për miratimin e buxhetit për vitin 2018 për Komunën e Lipjanit.
Ministri i Financave, Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se buxheti për 2018 për këtë komunë është 15,631 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
“Komuna e Lipjanit me vonesë ka aprovuar buxhetin pas skadimit të afatit mirëpo buxheti është miratuar andaj buxheti për këtë komunë propozohet të jetë 15, 631 mijë euro duke përfshirë edhe rritjen e pagave për 4 për qind”, tha Hamza.