Qeveria, në mbledhjen e 61-të saj, ka miratuar Draftin e Koncept Dokumentit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se ky ligj ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Ligji mundëson përmirësimin e politikës ekzistuesve dhe do të kishte ndikim në përmirësimin e zhvillimit ekonomik. Ligji synon krijimin e vendeve të reja të punës. Miratimi i ligjit do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Beqaj, raporton Ekonomia Online.