Miratohet në parim projektligji për noterinë, Haxhiu zotohet për proces transparent

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 14:13 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të martën ka miratuar në parim projektligjin për noterinë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se provimi i noterisë do të mbahet më 27 janar. Për këtë, ajo u zotua se po synojnë që të jetë proces transparent.

“Provimi i noterisë vjen pas disa adresimeve që i kemi pasur në Ministrinë e Drejtësisë, pas hyrjes së ligjit që është në fuqi janë identifikuar vështirësi të sistemit të noterisë, ne kemi marrë propozime nga Oda Federale e Noterëve në Gjermani të cilët gjatë kësaj faze kanë qenë partnerë tanë kryesorë”- shtoi Haxhiu.

Provimi i noterisë do mbikqyret nga antarë të komisionit me integritet të lartë, deklaroi Haxhiu.

Tutje ajo përmendi disa prej çështjeve kryesore që parashihen në projektligjin e ri.

“Po e përmendi së pari vendosjen e provimit të jurispodencës, me qëllim të sigurimit se ata që merren me shërbime publike të jenë sa më profesional dhe të ofrojnë shërbime sa më profesionale, pastaj mundësimi n e digjitalizimit të shërbimeve, e të gjitha shërbimeve që ofron MD-ja, do fillojmë më jurispodencën e pastaj tjerat”, vazhdoi tutje Haxhiu.

Ajo tha se do të ofrohet staf shtesë që i mbikëqyr rastet e përmbarimit dhe noterizimit për shkak se jo rrallëherë përballen me ankesa për veprimet e tyre.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hidajet Hyseni tha se janë të qëlluara këto veprime por se duhet të mirren parasysh se sa respektohen rregullat në pranimin  e praktikantëve të ndryshëm.

Sipas tij abuzohet me praktikantë.

“Për shembull thuhet në alodime  se ato duhet të jenë të pamartuara, pra diskriminohen ato të martuarat për shkak të fëmijëve, ose pavarësisht se u thuhet se mund të qëndrojnë më shumë, atyre u jepen 2 3 muaj, pa pagesë e pastaj paguhen 30 euro”, u shpreh Hyseni.

Ai tha se e di që ka pasur edhe hulumtime në këtë drejtim pasi që edhe drejtësia do drejtësi.

“Edhe juristëve kur kanë probleme tilla duhet thënë si mjekëve shërojeni vetvetën”, shtoi Hyseni.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, deklaroi se nuk ka informacione në lidhje me abuzimet qe bëhen për praktikantët.

“Unë nuk kam informacione sa i përket diskriminimit të grave. Unë mendoj që gradualisht jemi në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje. Kjo vjen për shkak të mentalitetit patriarkal për pushim lehonisë. Unë mendoj që jem në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje me reformën që po bëhen nga Ministria e Financave sa i përket praktikanteve. Qeveria për herë të parë i trajton ata dinjitetshëm me programet e MF-së dhe ministrive të tjera”, u shpreh ajo.

Të ngjashme