Miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, përmes së cilit Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të reformojë sistemin prokurorial, raporton Ekonomia Online.

Në një mbledhje të mbajtur sot, Projektligji për KPK-në kaloi me gjashtë vota për dhe dy abstenime.

Besnik Tahiri nga AAK ka prezantuar projektligjin për parandalimin e korrupsionit dhe për prejardhjen e pasurisë.

“Ne në diskutim i kemi gjitha komentet, ligjet janë gati me shkuar në seancë. Sot paskan ardhur edhe dy komente s di si do ti trajtojmë. Kundër korrupsionin e lufto policia gjyqësia. Ide ka qenë me nda. Unë propozoj ta hedhin në votim”.

Kurse, Adnana Rrustemi nga VV-ja ka thënë se është shteruar diskutimi lidhur me këto dy projektligje.

“E kemi shteruar diskutimin. Sa i përket kësaj çështje vetëm po e përmblidhi mendimin e përgjithshëm. Unë mendojë që parandalimi është ideal më i lartë se luftimi dhe e mban brenda idealin e luftimit. Ne duhet të angazhohemi mos më lanë me ndodh korrupsionin. Në rrugë e sipër duhet të ndërtojmë standarde, të intervenojmë që në fazat e para të korrupsionit”, tha ai.

Tutje Rrustemi ka thënë se këto dy projektligje e kompletojnë infrastrukturën ligjore sa i përket luftimit të korrupsionit.

“Në përfundim të punëtorisë i lamë disa obligime për akterë të ndryshëm. Unë jam dakord të gjitha me u refuzua. Mendoj qe nuk është e tepërt nëse rregullohen. Po ka konsensus që shtetasit e huaj me deklaruar pasurin”, tha ai.

Në këtë komisionin po ashtu me 9 vota për u miratua projektligji për agjencinë kundër korrupsionit.

Ndërsa sa i përket Projektligjit për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, Tahiri tha se do të ketë ndryshime pozitive, pasi që deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike

“Deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike, nuk do të ketë nevojë për fizikisht, asamblistët nuk do të kenë më nevojë, do të ketë kontroll të plotë periodikisht, nuk do të ketë më short, është larguar nga deklarimi, por të rregullt, nga presidenti e deri tek zyrtari i fundit., Do të rritet transparenca”, tha Tahiri.

Ndërsa, Driton Selmanaj nga LDK-ja, ka thënë se rekomandimet e vonshme të mos merren në konsideratë, pasi sipas tij kjo e ul seriozitetin e punës.

“Grupi punues ka kryer punën me seriozitetin më të madh. Pse dikujt i bie ndërmend diçka mendoj që çështjet që na kanë ardhur në komision nuk duhet m’i trajtua fare. Kur kemi trajtim të shtetasit e huaj ka ligje që i trajtojnë. Dikujt që i bie ndërmend krejt vonë më  vjen keq, por kjo e ulë seriozitetin e punës”, tha ai.

Hajdar Beqa nga PDK-ja ka dhëne rekomandimet e tij lidhur me pikat ku kërkohej deklarimi i pasurisë për personat që s’janë shtetas të Kosovës.

“Mendoj që të gjitha pikat për persona që nuk janë shtetas të Kosovës për deklarimin e pasurisë kërkojë të fshihet. Unë kisha përkrah personalisht propozimet nga Agjencia Anti-korrupsion”, tha ai.

 Me 9 vota për një abstenim u miratua raporti për deklarimin e pasurisë.

Në këtë raport u largua pika ku parashihej deklarimi i pasurisë për zyrtarët që s’janë shtetësinë e Kosovës dhe u vendos që  të mos përfshihen në deklarimin e pasurisë.

Të ngjashme