Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovë ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Haradinaj tha se ky Projektligj kërkon kosto shtesë për buxhetin në shumë prej 31 mijë e 543 euro për periudhën kohore 2017/2020.

Haradinaj theksoi se me këtë projektligj presidentit do t’i shtohet edhe stafi prej 3 vetësh.

“Kosto shtesë për buxhetin në shumë prej 31 mijë e 543 euro për 2017/2020 shumë kjo e cila nuk është pjesë e projektsionit të buxhetit të zyrës së presidentit dhe shtimin e stafit prej 3 personash”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme