83 deputetët prezentë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë votën e tyre pro për projektligjin e marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Ky projektligj u hodh në votim pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë plotësuar rendin e ditës, duke e vendosur si pikë të katërt marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Mocioni për ndryshim u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.