Miratohet propozimi për subvencionim të kompanive private me autobusë në linjat e transportit Publik Urban

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 10:27 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e rregullt ka  vendosur të subvencionoj me mbi 50 përqind të humbjeve kompanitë private me autobusë në linjat e transportit Publik Urban, raporton Ekonomia Online.

Kjo miratim është vendosur që të shkohet një herë në ekzekutiv për diskutim.

Leotrim Retkoceri asambleistë nga radhët e PDK-së, propozues i kësaj pike tha se gjendja e tyre dhe punës së këtyre autobusëve privat është shumë e rëndë, dhe duhet të subvencionohen direkt.

Mes tjerash ai tha që nga 17 kompanitë, 10 prej tyre nuk kanë marrë mbështetje.

Propozimi i tij ishte që të subvencionohen me më shumë se 50% të humbjeve që kanë pasur, dhe subvencionomi të bëhet në bazë të qarkullimit të deklaruar të pasurisë në ATK, dhe kompanitë që përfitojnë nga subvencionimi të dëshmojnë dokumentacionin dhe se një pjesë e saj të shkojë në paga të punëtorëve.

“Gjendja e tyre është e rëndë, dhe konkurrenca nga autobusët publikë, e ka bërë të vetën dhe duhet të ju kushtohet vëmendje më shumë”, tha Retkoceri.

Kryetari Shpend Ahmeti i cili tha që duhet bërë kontrata afatgjate me këta autobusë që pastaj të bëhet mirëmbajtja dhe menaxhimi tyre.

Nuk varet prej neve, nuk kemi subvencione për këta autobusë privat sepse me dëshirë do i paguanim operatoret privat e ndoshta në një mbledhje urgjente do mund te diskutonim për këto çështje”, theksoi tutje Ahmeti.

Ky propozim i rendit të ditës për subvencionimin e këtyre autobusëve  privatë u vendos që me 29 vota për, u votua edhe kjo pikë, por që në parim të shkoj në rekomandim për ekzekutimin dhe të diskutohet tutje, në mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës ishte edhe raporti vjetor të Komisionit të Aksionarëve të NPL “Hortikultura”, SHA, Prishtinë, ku raportoi aksionarja e kësaj ndërmarrje Valbona Ajeti për punën e këtij komisioni.

Kjo pikë e rendit të ditës u votua me disa diskutime rreth punës së komisionit.

Po ashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve për “Kuzhina Qëndrore”

Në anën tjetër, lidhur me kërkesat e banorëve të Gollakut e Prapashticës,  të cilët kanë protestuar para një kohe, Ahmeti tha që kostoja ka qenë shumë e lartë diku 2,6 cent për autobusët që paguajnë, duke premtuar që do bëhet një zgjidhje shumë shpejtë për ta.

Të ngjashme