Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi, me plan të veprimit për vitet 2018-2023. Përmes kësaj strategjie, Qeveria synon të kontribuojë në luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar dhe në adresimin e prioriteteve për krijimin e një ambienti të sigurt në bashkësi për të gjithë, duke punuar me komunitetin në gjetjen e zgjidhjeve për qëllim të rritjes së sigurisë dhe adresim të sfidave te institucionet përkatëse.
Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi përmban këto objektiva:
– Fuqizimi i kapaciteteve të mekanizmave të sigurisë që merren me parandalimin e dukurive negative me qëllim të uljes së nivelit të krimit dhe problemeve të sigurisë në bashkësi;
– Gjithëpërfshirja e komuniteteve në mekanizmat e sigurisë në bashkësi;
– Koordinimin ndërinstitucional në të gjitha nivelet dhe bashkëpunimi me qytetarë
– Vetëdijesimi i qytetarëve për kërcënimet e sigurisë në bashkësi;
– Avancimi i bazës ligjore lidhur me mekanizmat e sigurisë në bashkësi.