Miratohet vendimi, por kontestohet lokacioni i Shtëpisë për Integrim në Bashkësi në Viti

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 14:38 | Nga

Kuvendi Komunal i Vitisë në seancën e cila është mbajtur të mërkurën ka miratuar propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtëpisë për integrim në bashkësi, e cila do të ofrojë shërbime rehabilituese për personat me çrregullime mendore, megjithëse nga shumica është kontestuar lokacioni.

Objekti i Shtëpisë për Integrim në Bashkësi do të jetë brenda hapësirave të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Vitisë. Ndërsa projekti do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kadastrës në Komunën e Vitisë, Tajar Neziri, para këshilltarëve komunalë ka paraqitur propozim-vendimin për caktimin e lokacionit, shkruan sot Koha Ditore.

“Me këtë propozim-vendim propozojmë që të caktohet lokacioni për ndërtimin e shtëpisë për integrim, e cila ka për qëllim ofrimin e përkujdesjes për personat me çrregullime mendore. Propozim- vendimi vjen pas kërkesës nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës, përkatësisht nga Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor në Gjilan”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme