“Mirazh”, kënga më e re nga Albina Kelmendi

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Albina Kelmendi ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mirazh” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja shqiptare vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, të cilin tashmë e keni të publikuar edhe në kanalin YouTube.

Tekstin e ka shkruar Sefer Isufi, kurse producimi është bërë nga ‘Duo Bass Records’.

23 vjeçarja për publikun u bë më e njohur nga paraqitja dhe si finaliste e “The Voice of Albania 4”.

Ndërsa, deri më tani ka realizuar një sërë projektesh e bashkëpunimesh me emra të njohur të estradës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme