Mirënjohje Nora Gjakovës, bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së

Prishtinë | 20 Qer 2025 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja Nora Gjakova u bë anëtare e Komisionit të Sportistëve të të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Është kjo mirënjohje e re për kampionen tonë olimpike, fituesen e medaljeve në kampionate botërore dhe evropiane.

Komisioni i Sportistëve i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos është një mekanizëm, që harton politika në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të xhudos në përmasa botërore.

Të ngjashme