Këngëtarja e njohur shqiptare, Mirsa Kërqeli, dikur ishte shumë aktive në muzikë, ndërsa ka disa vjet që ajo është shumë më rrallë prezente në skenë, herë pas here me ndonjë projekt muzikor por jo konstante.
Kjo si duket të ketë ndodhur për shkak të shpërnguljes së saj në Kanada, ku nisi një jetë të re bashkë me bashkëshortin e saj, Granitin, dhe dy fëmijët.
“Gjashtë muaj ka qenë tmerr, çdo ditë ndoshta kam qarë edhe e kisha atë problemin qe po dua të kthehem, por nuk mund të vendosja të kthehem shkaku i djalit sepse e kisha djalin atje. Krejt qëllimi që kam vendosur të jetoj atje është djali, në fakt tash edhe vajza edhe burri në të njëjtën kohë punonte dhe studionte dhe nuk doja t’ia humbisja karrierën”, ka thënë Mirsa në Prive.
Mirsa tregoi për adaptimin me jetën e re përtej oqeanit, ndërsa thotë se ndjen mallë për gjithçka që e rrethon Kosovën.
“Me merr mallin ndoshta edhe për baltën e Kosovës, për gjithçka, sidomos për familjen nuk diskutohet. Më merr malli për punën, më ka marrë malli për skenën, për adhuruesit e mi, për gjithçka që e rrethon Kosovën”, ka shtuar këngëtarja nga Gjilani.
Mirsa gjithashtu mohoi zërat që aludonin se xhelozia e bashkëshortit të saj ishte shkas që ajo të largohej nga muzika. Ajo hodhi kategorikisht poshtë këtë mundësi, duke thënë madje se përkundrazi, Graniti ishte ai që e shtynte gjithmonë drejt rikthimit në skenë