Mish me afat të skaduar edhe në Prizren (Foto)

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 16:10 | Nga

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka postuar në rrjetin social një sërë fotografish të mishit të skaduar, të cilin e kanë konfiskuar në një qendër tregtare në Prizren.

Haskuka, ka njoftuar se bëhet fjalë për 720 kg mish të prishur, i cili ka qenë i importuar nga Holanda.

Postimi i Haskukës në Facebook:

MISH ME AFAT TË SKADUAR

Gjatë aksionit tërë javor të inspektimit të mishit në Komunën tonë, sot është hasur në mish me afat të skaduar, në njërën prej qendrave më të mëdha tregtare në qytet.

Inspektorët komunalë fillimisht kanë vërejtur se mishi ka pësuar ndryshime organoleptike (ngjyra, shija dhe era e mishit janë tjetërsuar). Pas kontrollit të dokumentacionit është konstatuar se këtij mishi të importuar nga Holanda i kishte kaluar edhe afati.

Mishi në sasi prej 720 kg. është konfiskuar menjëherë, ndërsa me ndihmën e kompanisë rajonale “Ekoregjioni”, gjatë ditës së sotme, është asgjesuar me mjete përkatëse kimike.

Shëndeti i qytetarëve është në rend të parë. Nuk do të ketë tolerime ndaj asnjë kompanie që konsumatorëve u shet ushqim të prishur. Rasti i sotëm i është përcjellë Prokurorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme