Nga misioni i OSBE’së në Kosovë kanë reaguar pas tentim – sulmit ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.
Përmes një reagimi, nga OSBE kanë shkruar se janë të shqetësuar pas lajmit për tentim sulmin ndaj gazetarit Berat Buzhala.
“Misioni i OSBE’së në Kosovës është i shqetësuar nga tentim sulmi që ndodhi të dielën ndaj gazetarit Berat Buzhala. Është e rëndësishme që njerëzit të qëndrojnë të qetë në këto periudha të vështira me pandeminë Covid-19 dhe klimën aktuale politike. Gazetarët duhet të lejohen të punojnë pa frikë nga dhuna në mënyrë që të dëgjohen të gjitha mendimet”, shkruhet në reagim.