Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon të ofroj mbështetjen në zhvillimin e mëtutjeshëm të ATK-së, në hartimin e planit të modernizimit për 3 deri 5 vitet e ardhshme.
Ky mision i FMN-së gjatë kohës sa do të qëndroj në ATK do të fokusohet në punën e përbashkët me menaxhmentin e ATK-së, në funksion të menaxhimit të proceseve duke identifikuar: çështjet prioritare dhe sfidat me të cilat përballet ATK, në zhvillimet e përgjithshme dhe të reformave qeveritare, hartimin e planit të modernizimit të ATK-së për 3 deri 5 vitet e ardhshme, masat për arritjen e objektivave, planin për menaxhimin e ndryshimeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen në të ardhmen.
Rikujtojmë se FMN ka mbështetur që nga themelimi ATK-në në zhvillimin dhe implementimin e shumë projekteve, të cilat kanë ndihmuar realizimin e objektivave të administratës tatimore.