Misse Beqiri është kthyer në formë pas lindjes së vajzës

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 19:00 | Nga

Gjysmë shqiptare dhe gjysmë suedeze, Misse Beqiri u rekrutua vite më parë nga agjencia më e madhe e modelingut në Skandinavi kur punonte në një dyqan rrobash në Kopenhagë, për të mos e kthyer më kokën pas.

Tanimë, bukuroshja 29 vjeçare, megjithëse pesë muaj më parë solli në jetë vajzën e saj River, është shfaqur më në formë se kurrë.

https://instagram.com/p/BiReQutBf_E/?utm_source=ig_embed

I fejuari i saj, Jake Hall, ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram së bashku me yllin shqiptar gjatë pushimeve të tyre afrikane në Mauritius.

Beqiri më parë ka qenë e martuar me ish-portierin e Manchester Unitedit, Anders Lindegaard, me të cilin ka dhe një djalë trevjeçar.
Gjatë një interviste të mëhershme, modelja dhe personaliteti televiziv kishte deklaruar se vajza e ka kompletuar familjen e tyre.

“Të dua më shumë se gjithçka dhe gjithmonë do të të dua. Vajza ime, jam krenar me ty.

Ndërkaq, Jake Hall është bërë i njohur gjatë pjesëmarrjes së tij në serialin “Towie”. /TCH/

https://instagram.com/p/BiPs0HqgxWM/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme