I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Siri, Staffan de Mistura, tha se në këtë vend të përfshirë nga lufta, dhuna ka rënë, përkundër përleshjeve të shpeshta aktuale ndërmjet forcave të Shteteve të Bashkuara, atyre siriane dhe forcave që mbështeten nga Irani.
“Qartazi, dhuna ka rënë…dhe shumë qytete i janë kthyer normalitetit në një shkallë të caktuar”, por në disa hapësira luftimet kanë vazhduar dhe janë intensifikuar, u tha zoti Mistura mbrëmë reporterëve në Nju Jok.
Zoti Mistura i ka lavdëruar përpjekjet për krijimin e “zonave të de-eskalimit” brenda Sirisë, sipas planit të miratuar nga Rusia, Irani dhe Turqia, muajin e kaluar, megjithqë ky plan ende nuk është zbatuar plotësisht.
“Ne jemi në kohën e testimit nëse ekziston vullneti politik për de-eskalim real dhe për më tepër biseda domethënëse politike dhe lëvizje, përtej diskutimeve përgatitore”, tha Mistura.