MIT: MIT ka për prioritet ndërtimin e infrastrukturës në kosovë, por zhvillimi i projekteve ka edhe sfidat e veta

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka për prioritet ndërtimin e infrastrukturës në kosovë, por zhvillimi i projekteve ka edhe sfidat e veta për të cilat presim bashkëpunimin e secilit në vend të krijimit të problemeve që nuk ekzistojnë.

MIT siguron opinionin e gjerë publik me theks të veçantë ata të Skënderajt dhe Drenasit duke përfshirë edhe drejtuesit e këtyre komunave se projektet do të zhvillohen sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara me dakordim të plotë të autoriteteve relevante.

Rruga R102, Komoran – Skënderaj, dhe ajo nga Drenasi që lidhet me autoudhën Prishtinë – Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”, do të zhvillohen ndaras dhe sipas marrëveshjeve të nënshkruara dhe rregullave të parapara.

Lusim të gjithë qytetarët dhe drejtuesit komunal që të të jenë bashkëpunues më MIT-në me qëllim të zhvillimit sa më të mirë dhe të shpejtë të projekteve.

Të ngjashme