Që kur artisti i lashtë grek Zeusi ndërtoi imazhin e Helenës së Trojës, duke kombinuar tiparet e pesë modeleve për të bërë një tërësi të përsosur, pamja e bukurisë u mbështet në mashtrim. Kjo formë primitive e photoshoping-ut ishte vetëm fillimi. 25 shekuj më vonë, kultura jonë u bë e fiksuar pas një ideali jashtë formësisë fizike, duke u shkëputur nga realiteti si e si për t’u dukur më i veçantë.
Perceptimet popullore për një fytyrë të bukur, sot janë ndalur në disa këndvështrime, për të cilat duket se janë larg realitetit origjinal. Që do të thotë, bukuri me vetulla ekstremisht të hequra keq, hundë të punuara me bisturi dhe ënjtje të fytyrës në disa detaje, të cilat ia transformojnë fizionominë femrës. Pra, një lloj parade anormale, e cila komentohet si gjetja e kohëve të fundit me mënyrën më të shpejtë të realizueshme. Kështu, nëse deri dje, furça ishte teoria, sot zgjidhja është “prit dhe ngjit”. Procedurë kozmetike që konkretizohet në praktikë përmes ndërhyrjeve kirurgjikale. Ideja e një “gjysmë gatimi” bukurie e cila arrin idealin e bukurisë femërore vetëm përmes një fjale, bisturi.
Transformimi i shumë femrave, jo vetëm të botës së artit, biznesit, por edhe atyre që përpiqen të rregullojnë defektet e tyre, i ka kthyer në kukulla të gjalla. Tendenca për të riparuar vetullën bosh që të duket e shëndetshme, hundës me gungë, mjekrës së humbur apo mollëzave kockore, ka shkaktuar një trend të ri dhe tepër të lakmueshëm sidomos nga ajo kategori femrash apo meshkujsh që nuk i bëhet vonë për paratë. Por, operacionet botox mund të jenë po aq fatkeqe në momentin e mungesës së përshtatjes, apo më rëndë, kur zgjidhja e dëshiruar përkthehet në një kundërveprim. Pra, infeksion të rëndë në vendin e ndërhyrë, efekte anësore në gjak e pse jo, deri aty ku ngacmime të tilla mund të prekin zemrën.
Sipas studimeve, seminareve dhe praktikave të marra ndër duar nga estetistë dhe mjekë të kësaj gjinie, kanë shfaqur raste kur të afërm, prindër apo dhe vetë pacientë janë gjendur përpara një dëshmie të rreme dhe aspak të pëlqyeshme.
Sipas psikologes klinike dhe autores së librit “Dare To Be You”, Cecilia d’Felice: “Ky është një lloj mentaliteti që inkurajon gratë të imitojnë përsosjen” dhe kjo sipas saj, “ka të bëjë me sigurinë e përkatësisë. Ky problem nuk është i tillë në vetvete, por bëhet i papranueshëm për vetveten”.
Një nga aspektet më të përhapura është rruga e aplikimit dhe mënyrave që mund të sjellin ndryshimin e dëshiruar. Dhe këtu nuk ka as dallim racial. Të gjitha femrat e artit janë përfshirë në vorbullën e ndërhyrjeve estetike duke nisur që nga ikonat botërore si Beyoncé, Shakira dhe Jennifer Aniston, ndryshimet e të cilave nisin nga lëkura deri te flokët.
Megjithatë gjithmonë ka diçka pozitive. Ajo që të bën të ndihesh në rregull me veten, gati një revolucion i vogël edhe pse jo aq i përkryer për nga forma. Masa është ajo që orienton imazhet dhe zhvillon një lloj idealizimi të figurës femërore, duke e bërë atë më intriguese.
Sipas një studimi të ndjekur nga Bobbi Braun, 48% e grave britanike nuk aspirojnë të duken si dikush tjetër, gjysma tjetër duan të duken të përmirësuara për veten e tyre.
“Gratë duhet të jenë ato që janë. Kjo do të thotë që për më tepër ato duhet të mësojnë dhe të vlerësojnë linjat karakteristike që natyra i ka falur”, thotë Brown.
Ajo inkurajon gratë se duhet të përdorin shprehjen: “Ndihem e gjallë” dhe jo “E plakur”.