Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, gara për kryetar të Mitrovicës së Jugut përfundoi me një epërsi të ngushtë prej vetëm 122 votash në favor të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Peci mori 15,830 vota (47.94%), ndërsa Tahiri 15,708 vota (47.57%). Në garë morën pjesë edhe Gëzim Plakolli me 3.71% dhe Qazim Nimani me 0.77% të votave.
Pasi asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50% të votave, Mitrovica e Jugut do të shkojë në balotazh ndërmjet Pecit dhe Tahirit.