Komuna e Mitrovicës Veriore do të merr sot vendim se kur do t’i dorëzojë në KQZ nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetari të kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin.
Ai, ka thënë se pasi që afati është sot dhe nesër, për këtë çështje do të mblidhen sot dhe do të vendosin.
“Sot edhe nesër kemi afat me dorëzu peticionin me nënshkrime. Tash kam mbledhje dhe do të vendosim me delegatët a do ta dorëzojë sot apo nesër”, ka thënë ai.
Ndërsa, po ashtu ka bërë të ditur se sa persona e kanë nënshkruar peticionin.
“Peticionin për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore e kanë nënshkruar 4148 persona”, ka treguar ai.
Uglanin, ka treguar edhe procedurat pas dorëzimit të nënshkrimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.