Mitrovica i jep lamtumirën e fundit artistit Blerim Peci

Mitrovicë | 09 Dhj 2017 | 19:20 | Nga

Komediani i njohur Blerim Peci, i cili vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit u varros pas orës 16: 00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, përcjell rtv21.tv

Ndonëse të reshurat e shiut nuk ndaleshin, për ta përcjellë në “banesën e fundit” aktorin ishin të pranishëm shumë njerëz.

Blerim Peci ishte një për komedianëve më të dashur për publikun kosovar, ai njihet për emisionin e tij të përjavshëm “Vikendin”, si dhe për rolin e “Mësuesit” që e identifikonte atë në fillim të karrierës.

Blerim Peci vdiq në moshën 44-vjeçare. Ai la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.

Të ngjashme