Mitrovica nderon 27 qytetarë të çmuar, Osmani: E lumtur që në mesin e tyre ka edhe gra

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Janë inaguruar 27 fotografi të personaliteteve të shquara nga Mitrovica në objektin e bibliotekës së këtij qyteti.

Pjesë e inagurimit ishte eshe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila poashtu është nga Mitrovica, njofton Klan Kosova

Osmani gjatë fjalës së saj para të pranishmëve tha se brezat e ardhshëm duhet të edukohen me veprat patriotike të këtyre personaliteteve që po promovohen sot këtu, ndërsa u shpreh posaçërisht e lumtur, që në mesin e këtyre personaliteteve ka edhe figura të grave, të cilat shumë kohë para nesh treguan se barazia është e domosdoshme.

“Duke pasur parasysh rolin dhe kontributin e këtyre intelektualëve, fotot e të cilëve po e zbukurojnë sot këtë shesh, ne dëshirojmë që brezat e ardhshëm të edukohen edhe me fytyrën patriotike të këtyre personaliteteve. Pra ne sot po nderojmë dhe kujtojmë breza të tërë që ndikuan në forcimin dhe brumosjen e ideve kombëtare e patriotike në atë kohë që secila fjalë që e thoje dhe shkruaje, nënkuptonte se po rrezikon jetën tënde dhe të familjes tënde… Jam posacërisht e gëzuar që këtu sot po promovohen edhe figura grashë, të cilat shumë kohë para nesh kanë treguar se barazia është e domosdoshme në arsim e kudo qoftë, në mënyrë që ne të mund të ecim përpara si shoqëri”, ka thënë Osmani.

Tutje Osmani shtoi se një shoqëri si ajo kosovare, duhet ta kuptojë se liria të cilën e gëzojnë sot qytetarët, është rezultat i sakrificave të shumëfishta, në radhë të parë i brezave të tërë të cilët dhanë jetën e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare, pastaj vizionit politik të presidentit historik, Ibrahim Rugova, aleancës historike me SHBA-të, BE-në dhe fuqitë demokratike të botës, si dhe vizionit të qartë të këtyre burrave dhe grave, fotografitë e të cilëve sot po promovohen këtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme