Mitrovicasit ankohen për radhët e gjata për vaksinim

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Mitrovicës sot u ballafaquan me prije të gjata në qendrën e vaksinimin në këtë Komunë.

Disa prej tyre u detyruan disa herë të shkojnë të kryejnë punë e më pas të ktheheshin prapë për të pritur në rend që të vaksinohen.

Por, një gjë të tillë nuk e bëri edhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili me të ardhur hyri dhe e mori shërbimin e nevojshëm.

Derisa, lidhur me procesin e vaksinimit në këtë qendër nuk kanë pranuar të flasin menaxherët.

Kishte edhe nga ata që nuk ishin në dijeni se si duhej të aplikohej për një termin. Ndonëse kërkuan të orientoheshin nga zyrtarët e qendrës, një gjë e tillë nuk iu ofrua.

Të ngjashme