Mitrovicë, 11 nxënës në spital nga spreji djegës

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani“ në Mitrovicë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në burime brenda kësaj shkolle, i kanë thënë EO-s, se njëri nga nxënësit ka përdorur sprej tek moshatarët e tij, duke u shkaktuar djegie në sy.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i rajonit të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Policia po merret me rastin, një person e kanë identifikuar dhe i njëjti është duke u intervistuar në polici, nën dyshimin se ka përdorur sprej në njërën prej klasave të shkollës së mesme teknike, por jemi duke pritur edhe raportin e prokurorisë. Rreth 11 nxënës janë paraqitur të mjeku ndërsa pas trajtimit të gjithë janë liruar dhe janë mirë”, tha Zahiti.

Ekonomia Online, ka provuar të marrë detaje shtesë nga ShMT “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, por që ka qenë i pamundur kontakti me ta.

Të ngjashme