Mitrovicë: Duke ndjekur kontrabandistët, vetura e Doganës bie në lumë

Mitrovicë | 26 Shk 2021 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Jepi zë merr vesh se doganierët kanë qenë duke ndjekur një kombi i cili dyshohej se ka qenë duke u drejtuar me material të kontrabanduar.

Sipas informacioneve që posedon Jepi Zë, në veturën e Doganës së Kosovës kanë qenë dy doganierë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme