Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit, thuhet në njoftimit e policisë rajonale të Mitrovicës.
Ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.