Në Prishtinë po mbahet në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare të Mjekësisë Familjare në të cilën po marrin pjesë mjekë nga vende të ndryshme dhe që po diskutohet për zhvillimin e mjekësisë familjare.
Albana Sahiti-Morina, kryesuese e këshillit organizativ, tha se kjo konferencë ka filluar dje dhe në pjesëmarrësit janë nga vende të ndryshme dhe kjo konferencë ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Ajo ka folur edhe për mjekësinë familjare. “në mjekësinë familjare secili mjekë që e perfundon mjekësinë familjare ka vendin e punës”, tha ajo sot (e martë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse Mehmedali Gashi trajnues i programit të mjekësisë familjare, tha se kjo konferencë është shumë me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë familjare.
“Ky program që është akredituar dhe është nder për neve. Përvoja që sjellin pjesëmarrësit është shumë e mirë për neve. Në mjekësinë familjare ne punojmë me plan programin e Britanisë së Madhe dhe punojmë sipas standardeve”, tha ai sot (e martë) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Gashi ka bërë me dije se kanë 17 ekipe për tu ndalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë. Sipas tij janë bërë shumë reforma në kujdesin parësor shëndetësor.