Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ka mbërritur në vendin ku u gjet trupi i pajetë i 25-vjeçarit Lirim Ruhani, në Liqenin e Batllavës.

Pas lokalizimit të trupit nga ekipet e kërkim-shpëtimit, në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Mjekësisë Ligjore, të cilat do të kryejnë procedurat e nevojshme para tërheqjes së trupit.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ekipet e tjera të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas përfundimit të ekzaminimeve fillestare, trupi pritet të dërgohet për procedurat e mëtejshme ligjore.

Të ngjashme