Mjekët italianë në QKUK, Ismaili thotë se kosovarët po trajnohen me standarde evropiane

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 09:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, kanë vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë, me rastin e ardhjes se një stafi mjekësor nga Italia. Me këtë rast, do të bëhet dhe trajnimi i mjekëve kosovarë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Ismaili tha se shteti italian po ndihmon shumë shëndetësinë kosovare dhe me këtë ndihmohet që të kemi standard evropian në mjekësi.

“Kemi ardhur të shohim nga afër punën e ekipit italian që janë këtu që kanë bërë disa opere me mjekët tanë në kirurgjinë pediatrike duke vendosur fillet e kësaj lëmie në Prishtinë”.

“I takuam, janë të kënaqur me kolegët këtu që do vazhdoj ky bashkëpunim do ngrisim standardet e shëndetësisë kosovare që të kemi operacione më të komplikuara dhe pacientët të mos kenë nevojë të dalin jashtë”, tha Ismaili.

Ai tha se qëllimi është që mjeket të trajnohen si kudo në Evropë dhe kosovarët të marrin shërbim cilësor në vendin e tyre.

“Qëllimi ynë është që mjekët tanë të trajnohen në nivele të Evropës që tu japim pacientëve tanë të mos kenë nevojë të udhëtojnë dhe të shpenzojnë para jashtë vendit por shërbimin ta marrin në Kosovë me standard evropian dhe me kualitiet të lartë që kjo të behet një qendër referente që të vijnë pacientët nga gjitha anët”, shtoi ai.i

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se ekipet e stafit që kanë ardhur nga Italia janë të kënaqur me punën që bëhet këtu dhe synohet që edhe më tutje të ketë përvoja të tilla.

“Erdhëm të shohim këtë mision të ekipit italiane që vijnë nga një spital në Itali, është një projekt që mbështet sektorin e shëndetësisë në Kosovës e në veçanti Kardiokirurgjinë Pediatrike, është një mision i ekipit së spitaleve tona që do ndihmojnë këtu në mënyrë që të shpërndajnë përvojat e tyre dhe të ndihmojmë QKUK-në”, tha ai.

Ai tha se kjo përvojë për të sjell ekipet italiane në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje.

“Besojmë se është një projekt i madh sepse ndihmon Kosovën kapacitetin e saj në sektorin e shëndetësisë në një çështje shumë të rëndësishme siç është kardiokirurgjia”, tha Sardi.

Drejtori i ShSKUK, Basri Sejdiu tha se në të ardhmen synohet që Kardiokirurgjia e Fëmijëve të bëhet në Kosovë dhe ky ekip po ndihmon që kjo lloj kardiokirurgjie të avancohet, raporton EO.

“Falënderojmë ekipën dhe projektin italian që ka bërë një ndihmesë të madhe me pajisje e staf është formë e mirë që ekipet e huaja vijnë bashkë me ekipet vendore të punojnë por me ndihmesën e italianëve rritet kapaciteti dhe standardi edhe më tutje kjo është faza e avansimit në të ardhmën”.

“… mendojmë ta ngrisim Kardiokirurgjinë Pediatrike dhe fëmijët tanë të trajtohen në vendin e tyre dhe të mos dalin jashtë për mjekim por të bëhet këtu”, tha Sejdiu.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/321567602047138/

Të ngjashme