Mjekët kërcënojnë me grevë shkaku i mungesës së barnave

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 15:05 | Nga

Mungesa e barnave po irriton pacientët që po presin me muaj, por edhe mjekët që nuk po mund të kryejnë shërbimet dhe si rrjedhojë po kanë probleme me pacientët. Kështu ka thënë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Sipas Sylës gjendja është e rëndë dhe puna është vështirësuar shumë për stafin.

“Kemi mungesë totale të barnave dhe materialit shpenzues e si pasoj nuk po mund të ofrojmë shërbime, nganjëhere po ndërpriten edhe programet operative”, tha Syla.

për KALLXO.com. Sipas tij Federata Sindikale e Shëndetësisë disa here ka biseduar me Ministrin Uran Ismaili, por arsyetim mbetet rishikimi i kontratave.

“Kjo situatë na sjellë probleme punëtorëve shendetësorë e shpesh ndjehemi të kërcënuar e të ofenduar nga palët”, tha ai.

Syla nuk e përjashtoi grevën si mjet për të kërkuar që të përmirësohet gjendja e krijuar.

“Ne jemi duke pritur reflektim nga ministri në të kundërten organet më të larta të Federatës do të marrin hapat e nevojshëm në kohën e duhur, duke mos përjashtuar asnjë formë të reagimit”, tha ai.

Në anën tjetër qytetarët vazhdojnë të raportojnë në KALLXO.com për mungesë të barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sot Kallxo.com ka pranuar një tjetër raportim se mungon bari “Zoladeks” që përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit.

Për të njëjtin bar muajin e kaluar KALLXO.com-it i ishte thënë se furnizimi do të bëhet shumë shpejtë.

Drejtori i Repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, kishte thënë për Kallxo.com se me këto medikamente do të furnizoheshin shpejtë.

“Anastrazol dhe Zoladek vijnë me 30 maj sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme