Mjekët kërkojnë nga presidentja Osmani të shtyjë zgjedhjet lokale

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyjë zgjedhjet për 6 muaj si shkak i situatës me pandeminë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Syla thotë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është skandaloz dhe se Kosova është për ‘marre e gjynah’ sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Ai kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe formimin e një grupi për shpëtim nacional nga pandemia.

Postimi i plotë:

“Presidentes…Kërkesë

E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…

Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.

PRESIDENTE jemi për marre e gjynah,për menaxhim të Pandemis,Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore,e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur,dermuar,ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.

Nuk po kërkoj takime,foto të qastit e lëmosh,po kërkoj njerzi dhe ndenje.

KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…

ME RESPEKT DR.Blerim Syla”.

Të ngjashme