Mjekët kubanë nisen drejt Italisë për ta luftuar Coronavirusin

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kuba ka dërguar një brigadë mjekësh dhe infermierësh në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Kjo është bërë me kërkesën e Lombardias, rajon ky më i prekuri në Itali, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Është hera e parë që Kuba dërgon një kontingjent emergjence në Itali. Ndërsa kjo është brigada e gjashtë mjekësore që Kuba ka dërguar gjatë këtyre ditëve për ta luftuar përhapjen e pandemisë së re jashtë vendit.

Kujtojmë se Italia është vendi më i prekur në Europë nga ky virus. Deri tani 4,825 persona kanë humbur jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme