Drejtori i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj ka bërë të ditur se sot do të fillojë komunikimi online i mjekëve të spitalit me pacientët, në mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor t’i marrin këshillat online.
Dreshaj tha se në përpjekje që të jenë sa më afër pacientëve në këtë periudhë kur distancimi është esencial për luftimin e përhapjes së coronavirusit kanë vendosur që nga ora 09:00 të fillojnë komunikimin online për qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor, raporton rtv dukagjini.
Ai tha se komunikimi online do të bëhet përmes faqes së Facebook-ut të Spitalit të Pejës fillimisht do të jetë 30 minuta ose 1 orë dhe do të vazhdojë aq sa është e nevojshme.
Mjekët do të jenë të profileve të ndryshme, infektolog, pulmolog, internist-kardiolog, gjinekolog, psikiatër etj.
Drejtori Dreshaj, duke folur për situatën pas paraqitjes së coronavirusit tha se kanë vendosur një tendë në oborr të Spitalit, në mënyrë që rastet e dyshimta të kontrollohen dhe t’i mbrojnë hapësirat e spitalit.
Ai tha se si rrjedhojë e situatës me coronavirus ka rëndë edhe numri i personave që kërkojnë shërbime në Spitalin e Pejës.