Mjekët thotë se s’po hezitojnë të vaksinohen: Të mbrohemi nga variantet e reja

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 13:42 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mjekët që kanë marrë vaksinën anti-Covid, po thotë se nuk pasur hezitim për të marrë vaksinën nga ta, ndonëse vazhdimisht u raportua se këta të fundit ishin skeptik nëse duhet ta marrin vaksinën ose jo, raporton Ekonomia Online.

Përderisa ka vazhduar vaksinimi në sallën “1 Tetori”, me vaksinën Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian (BE).

Infermierja Fjolla Gashi, tha se pas vaksinimit ndihen më e sigurt sidomos pas shfaqjes së varianteve të reja të virusit Corona.

“E kam kaluar virusin në muajin tetor, me simptoma më të lehta fatmirësisht. Asgjë nuk na siguron që është e mirë kjo vaksinë por po mendoj që është zgjedhje më e mirë me marr se mos me marr”.

“Ma të sigurt jemi me u vaksinuar për shkak të formave të reja të varianteve që po vijnë. Mendoj që sadopak ka me na mbrojtur”, është shprehur ajo.

Ndërsa doktori Bashkim Ajvazi nga Gjilani ka thënë se nuk ka hezituar ta marr vaksinën, ai madje ka bërë që edhe kolegët e tij të vaksinohen.

“Duke marrë parasysh studimet e fundit që janë bërë nga kompanitë e njohura farmaceutike që i prodhojnë efektet janë minimale dhe nuk hezitoj aspak për atë arsye jam edhe sot këtu që të vaksinohem me kolegë”.

“Apeloj tek të gjithë që ta marrin vaksinën pasiqë punëtorët shëndetësor jemi linja e parë e përballjes dhe e kontaktit me pacientë dhe direkt me këtë virus”, ka thënë ai.

Edhe Lindita Uka, ka treguar se nuk ka hezituar të vaksinohet dhe beson se i gjithë personeli shëndetësor është i gatshëm ta kryej këtë proces, raporton EO.

“Jo nuk kemi kurrfarë hezitimi. Vaksinën e parë nuk e kam marrë për shkak se kam qenë e ftohur kurse tash kam ardhur me marr vaksinën”.

“Besoj që të gjithë janë të gatshëm me marrë sidomos personeli shëndetësor”, është shprehur ajo.

Të ngjashme