Derisa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, na Qendra gjermane për Sëmundje Infektive, nuk është optimist se normaliteti do të kthehet përpara verës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Welte thotë se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe parandalon sëmundjen e rëndë nga koronavirusi, por ai paralajmëron se jo gjithçka është “bardh e zi” dhe se efektet afatgjate të vaksinës duhet të monitorohen.
Welte porosit ata që kundërshtojnë vaksinimin se parandalimi i përhapjes së koronavirusit “është përgjegjësi sociale”.
Ai po ashtu tregon se çfarë ka shkuar keq me Gjermaninë, e cila sot thyen rekorde të të infektuarve. Ky vend,ka qenë dikur model i trajtimit të krizës me koronavirus.