Në vendin e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e një të riu në Ferizaj, ka folur mjeku që shkoi t’i dilte në ndihmë personit të qëlluar.
Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar tre apo katër minuta, por kur kanë ardhur nuk kanë mundur ta ndihmojnë.
“Në momentin që jemi njoftu, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu 3-4 minuta”, ka thënë mjeku.
Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete dhe plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.
“Plaga ka qenë e tillë sa që ska mund të ketë intervenim”, është shprehur polici.