Ekonomia Online
FUNDIT

Mjeku nga Gjilani vdes në moshë të re

Mjeku nga Gjilani vdes në moshë të re

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Sefiu ka vdekur pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan. Dje ai kishte bërë […]

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Sefiu ka vdekur pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.

Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në Facebook për babain e tij.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjeçare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.

Të ngjashme