Mjeku për të vrarin në Pejë: Kishte plagë fatale afër zemrës

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës, Rifat Dreshaj, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin e plagosjes në Pejë, ku nga plagët e marra vdiq një 26 vjeçar.

Dreshaj tha se i ndjeri me iniciale E.M, në Spitalin e Pejës është sjellur pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra në gjoks dhe stomak, ndërsa fatale kanë qenë plagët në gjoks dhe shpinë

“Rreth orës 15:00 në shërbimin e emergjencës është sjellur një person pa shenja jete si pasojë e lëndimeve të marra në gjoks dhe stomak”.

“Kemi bërë intubimin e pacientit ku kemi identifikuar regjionet e lëndimeve ku fatale kanë qenë plagët në regjionin e gjoksit, afër zemrës si dhe në shpinë ku kanë atakuar mushkëritë dhe zemër”.

“S’kemi arritur ta kthejmë në jetë sepse lëndimet kanë qenë në organin vital, pra në zemër”, është shprehur Dreshaj, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, ku njëri është i moshës 23-vjeçare ndërsa tjetri i moshës 35 vjeçare, kurse viktima ka qenë e moshës 26 vjeçare.

Të ngjashme