Një herë qyqan, gjithmonë qyqan: “Nëse nuk e formojmë AsociacionZajebnicën, në Kosovë do të ketë luftë dhe se 600 paramilitarë po ushtrojnë në Serbi për luftë në Kosovë…” ishte deklarata publike e një të mjeri të katapultuar në disa media elektronike, si një zë i mekur i pushtetit në përpjekje për të krijuar një alibi për pajtimin e formimit të Zajebnicës nga KM i Kosovës, Albin Kurti. Po në të njëjtat valë ishte edhe numri dy i LVV-së duke deklaruar se: “me një lexim sipërfaqësor të propozimit të Pesëshesh së Madhe, katërcipërisht dëshmohet se ky propozim është në përputhje të plotë me Kushtetuten e Kosovës..”.
Tash, mund ta merrni me mend se me çfarë deklarata do të dali kur ta lexojë dhe studijojë këtë propozim thellësisht dhe përmbajtësisht. Sigurisht se do të propozojë që ky Propozim të shpallet Kushtetutë e Kosovës për faktin se me vdekjen e kriminelit kushtetues , Mati Ahtisari edhe Kushtetuta e Kosovës që në vend të zemrës e ka Pakon e Ahtisarit bëhet e pavlefshme. Tash , mund të pritet që përkrahësit e Kurtit të dalin si Kori i Korbave për ta arsyetuar formimin e Asociacion Zajebnicës . Në këtë kontekst , një historian i Fadil Hoxhës nga periudha titiste e që bënë sfilata publicistike si alfa dhe omega i trurit , mendimit dhe veprimit patriotik të Bacës Adem Demaçi , haptasi thotë se Albin Kurti është shqiptari më i madh në 500 vjetët e fundit .
Kështu sigurisht do të thoshte edhe për Bacën adem po të ishte ai gjallë dhe po të ishte kryeminister i Kosovës. Këta që i vizatova në këta pak rreshta e që do të shoqërohen me një armatë injotrantësh dhe përfituesish të posteve dhe atyre material e që Albin Kurtin e keq- përdorin sikur të ishte Fondi Sovran , në të kaluarën jo shumë të largët nuk kanë lënë mundësi apo pamundësi pa përdorur për t’i sulmuar mediatikisht , politikisht , kombëtarisht dhe njerëzisht , duke mos i përjashtuar as sulmet fizike , deri te granatahedhësit pikërisht ata që me sakrificën e tyre personale dhe familjare ua mundësuan të vinin në pushtet , deri sa i dërguan në Hagë ku , si dëshmitarë “ të mbrojtur “ angazhohen që të dënohen sa më shumë . Këta e sulmuan Isa Mustafën me armatim që përdorin terroristët duke ia rrezikuar jetën dhe familjen ndërsa Kuvendin e Kosovës e shndërruan në poligon për gazin lotsjellës . Kinse për të penguar diçka që sot po e pranojnë duke ia shtuar bonuset si vetmenaxhimi dhe shteti i kishës serbe në Kosovë . Pa njohje të pavarësisë së Kosovës , as faktike , as praktike , as juridike , as në qendër e as në thembër . Personalisht i kam besuar shumë Albin Kurtit por jo edhe rrethit që e ka shoqëruar në “ beteja të gjata dhe të përgjakshme kundër Policisë së Kosovës por jo edhe asaj ndërkombëtare , në beteja të pamoralshme kundër atyre që e çliruan vendin , e shpallën pavarësinë , e konsoliduan paqen dhe në linçime , pa asnjë kriter moral dhe njerëzor ndaj atyre që i përkrahën politikisht , kombëtarisht dhe materialisht ..”.
Këta , me mashtrime e shtruan rrugën për bashkim kombëtar për të na dërguar në stacionin e fundit drejt një federate a konfederate me Serbinë. Këta , kanalizimin biologjik dhe politik të ish udbashëve , titistëve , projugosllavëve dhe proserbëve i integruan në të gjitha postet më të rëndësishme institucionale në ndërkohë që pamëshirshëm ndjekin luftëtarët e UÇK-së , fëmijët e tyre , familjet e tyre duke i larguar nga puna ose duke bërë presion dhe terror psikologjik. Për presion fizik nuk ua mbanë bytha sepse janë qyqarë , i vendosin vezët sikur qyqja , në foletë e ngrituar nga të tjerët . Çdo kohë dhe çdo proces i kërkon strukturat dhe personalitetet që i bien tamam kohës dhe proceseve . E kërkuan Bacën Adem Demaçi dhe ai qëndroi 30 vjet në burgje.
E kërkoi Ibrahim Rugovën deri në Konferencën e Dejtonit pas së cilës i kaloi afati i përdorimit pasi në skenë doli e Lavdishmja Ushtri Çlirimtare e Kosovës me komandantët Adem Demaçi dhe Adem Jashari , Hashim Thaçi , Kadri Veseli , Jakup Krasniqi , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Ilaz Kodra , Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi , Remzi Ademaj dhe Rexhep Selimi , Ramush dhe Daut Hardinaj dhe shumë të tjerë që edhe e fituan përjetësinë duke u sakrifikuar edhe për lirinë e këtyre horrave dhe korbave që lirinë e kuptonin dhe e pranonin vetëm në kuadër të Jugosllavisë dhe Serbisë. E kërkuan Isa Mustafën dhe ai ishte aty. Pastaj Fatmir Sejdiu , Atifete Jahjaga dhe së fundi Vojsa Osmani. E kërkoi Albin Kurtin dhe ai i fitoi mbi 50 % të votave që asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë e as që do të ndodhë ndojherë në Kosovë. Me një fjalë , me një përkrahje plebishitare , pa opozitë kundërshtuese dhe me asgjë penguese , me përkrahje ndërkombëtare sidoms gjermane dhe britanike , Albini kishte të gjitha mundësitë të jetësojë premtimet nga fushat zgjedhore , së paku një pjesë të tyre .
Për fat të keq , deri më tani nuk ia doli përveç ta shndërrojë vendin në “ lesh të Marisë “.Ku rrëshqiti Albin Kurti : Albin Kurti i dikurshëm është e kundërta e Albin Kurtit të sotëm . Jo vetëm në pamjen fizike , më së paku në pamjen fizike. Nëse dikush thotë se Albin Kurti dikur nuk ishte në gjendje të sakrifikohej për lirinë e Kosovës , nuk e thotë të vërtetën , gënjen shumë. Nëse dikush sot thotë se Albin Kurti është i gatshëm ta sakrifikojë pushtetin për interes të përgjithshëm , nuk e thotë të vërtetën , gënjen shumë! Sot në personalitetin e Albin Kurtit e keni të njëjtësuar personalitetin e dr. Xhekilit , e vërteta dhe mashtrimi. Këtë më parë asnjëherë nuk do ta besoja sepse e njihja Albinin ngha afër , një kohë të gjatë . Mendoja se e njihja e po del se ia kam njohur vetëm ambalazhimin dhe jo përmbajtjen. Kur Albin Kurti ndau rrugët me Bacën Adem Demaçi , mori fund parahistoria e tij kombëtare. Kur Albin Kurti publikisht kërkonte që bartësit e luftës së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë mori fund historia e tij morale.
Kur Albin Kurti integroi , sistemoi dhe i shpërbleu ish rrogëtarët e Jugosllavisë dhe të Serbisë në me krye Jeton Qurroin u noterizua e vërteta se jo liria dhe pavarësia e Kosovës por pushteti dhe vetëm pushtet ishte synimi , qëëlimi dhe gjakimi “patriotik “ dhe “kombëtar “ i Albin Kurtit . Albin kurti e mori pushtetin në periudhën më të lehtë se të gjithë paraardhësit e tij ; Kosova ishte shtet i pavarur dhe i pranuar nga më shumë se 100 shtete , kishte një infrastrukturë rrugore më të mirën në Ballkan , kishte një situatë sociale të qëndrueshme , kishte shkolla dhe objekte arsimore të ndërtuara për të përmbushur nevojat , nuk kishte reduktime të rrymës , u formua një Polici e Kosovës ndër më profesionalet në Ballkan , e kishte formuar një infrastrukturë ushtarake me profesionistë dhe atdhetarë me shpresë se do të bëhej ushtri e vërtetë dhe zhvillime të tjera që ishin shumë afirmative krahasuar me kohën e shkurtër për një shtet normal. Albin Kurti e trashëgoi Asociacion Zajebnicën si marrëveshje ndërkombëtare dhe të votuar në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur u betua si KM i Kosovës dhe i vënë në dijeni se nuk mund ta zhbëjë këtë marrëveshje , Albin Kurti është dashur t’i drejtohet qytetarëve duke ua bërë me dije se e ka datyrim kushtetuse t’i tbatojë marrëveshjet ndërkombëtare . Askush nuk do ta gjykonte për këtë sepse këtë marrëveshje e kishte të trashëguar , jo që e kishte bërë vet.
Duke u bërë më katolik se Papa e solli një situatë ku , përveç Asociacion Zajebnicës po detyroeht ta pranojë edhe vetmenaxhimin dhe shtetin e kishës serbe në Kosovë. Këtyre detyrimeve nuk ka mundësi t’i shmanget , as Albini e as ata që eventualisht do ta trashëgojnë në pushtet . Dikush po thotë se Albini për të mos e zbatuar marrëveshjen kriminale të Brukselit dhe të Ohrit do të jepë dorëheqje . Nuk e besoj në asnjë variant. Por , nëse Bajrami bie në Ramazan , Albini kurrë më nuk do të jetë në krye të Qeverisë , nuk do ta ketë mundësinë e tretë për të udhëhequr qeverinë. Albin kurti është në situatë , jo për t’i penguar dëmet e pashmangshme për Kosovën që dalin nga propozimet e Pesëshes së Madhe , por krejt shkathësia e tij duhet të përqëndrohet që këto dëme të jenë sa më të vogla dhe sa më të përballueshme . Dhe , për këtë duhet të përkrahet për faktin se të gjithë ne , për mosveprim apo veprim të dëmshëm kemi kontribuar për këtë gjendje. Albin kurti por as edhe të tjerët më nuk mund të luajnë në Kartën e Banjskës , është e djegur tashmë , vet i vumë flakën me mosdije dhe me mburravecëri , në kurriz të atyre që u sakrifikuan. Duhet të largohet retorika e luftës sepse qyqarët dhe zuzarët nuk e bëjnë këtë , sidomos jo këta “ pllazmakeksat “ e kontrabanduar në LVV –ë. Albini duhet të bëhet i sinqertë para opinionit nëse i duhet përkrahja . E se i duhet përkrahja , madje jetësisht i duhet , kjo nuk diskutohet. Edhe një menaxher i mirë i WC -së publike është më i sinqertë me klientelën e vet , se që është Albin Kurti me qytetarët e Kosovës, menaxheri i mirë tregon klientelës orarin e punës dhe çmimin për shërbime që ofron ndërsa KM i Kosovës nuk na tregon asgjë , madje as çmimin që duhet ta paguajmë .
Nëse vjen puna me e rrehë pyka –pykën , çmimin nuk do ta paguajnë projugosllavët dhe prosërbët e Albinit që më së shumti thërrasin për luftë por ata që gjithmonë e dëshmuan gatishmërinë për sdakrificë kur e kërkon atdhe , pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore që e kanë e që më së shumti po injorohen nga Albini e sidomos nga picimula që aksidentalisht kanë poste që as në ëndërr nuk do i shihnin ! Përkraheni Albinin nëse ai kërkon përkrahje , në të kundërtën përgjegjësia do të bjerë mbi të gjithë . Nuk bëhet opozitarizëm duke shitur dhe shërbyer qershija të pëshurrta por duke mos lejuar që ato qershi të pëshurren.