Një qytetar nga fshati Terdevc i komunës së Drenasit ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet shpërthyes në mal.
Me të marrë informacionin Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke siguruar vendin për të bërë më pas deminimin e mjetit shpërthyes.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer (granatë dore) në mal. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim FSK-së dhe KFOR-i Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë.