Ministrja e Kulturës,Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunës e Suharekës për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, në vlerë prej 3.4 milion euro, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e MKR-së, Vlora Dumoshi e cila në Suharekë ishte e shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se ky projekt do të financohet nga Ministria e Kulturës dhe do të jetë i një rëndësie të veçantë.
“Nënshkruam memorandumin i cili është një rëndësie të madhe dhe ka trashëgimi të madhe në pjesën e kulturës dhe teatrit ku ka njerëz që kanë dhënë kontribut në kulturë. Kemi projekte edhe për rininë dhe uroi që organizatat në komunë të aplikojnë dhe të jenë fitues të këtyre projekteve”, tha Dumoshi.
Ajo tha se do ta aprovojnë edhe kërkesën për themelimin e teatrit në komunën e Suharekës .
Nga ana tjetër kryetari Bali Muharremaj falënderoj ministren Dumoshi për vizitën dhe investimet në këtë komunë.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Selmanaj tha se në këtë komunë do të ketë investime edhe në infrastrukturë, ndërsa shtëpia e kulturës do t’ia shtojnë bukurin qytetit.