Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.
Ministrja Dumoshi ka thënë se ndonëse në kohë pandemie janë munduar që ta organizojnë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, raporton Ekonomia Online.
“Edhe pse jemi në kohë pandemie, ne jemi munduar që ta organizojmë Ditën Ddërkombëtare të Muzeve. Sot edhe masat janë lehtësuar dhe kemi bërë organizimi me pak njerëz. Sot kemi bërë bërë një marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për “Muzeun e Natyrës” që është duke u ndërtuar dhe do të jetë pjesë e edukimit të profesorëve”, tha ministrja Dumoshi.
Ajo është shprehur se për këtë ditë kanë punuar një dokumentarë ku janë prezantuar muzetë e Kosovës.
“Kjo ditë është e rëndësishme për ne. Kemi punuar edhe dokumentar ku kemi prezantuar muzetë duke filluar Prizren, “Ibrahim Rugova”. Do të vazhdojmë me këto dokumentar në muze dhe do t’i përkthejmë në gjuhën angleze ku vizitorët do të kenë mundësi të njihen me këtë pasuri të trashëgëmisë kulturore”, tha ajo.
Dumoshi bëri me dije se do të rinovohet muzeu “Emin Gjiku”.
“Ministria e ka drejtorinë për trashëgimi ku kemi projekte ku do të fillojmë me renovimin e muzeut Emin Gjiku, që sa më shpejt të jetë i hapur dhe në muze tjera”, tha ajo.
Ndërsa Dumoshi foli edhe për finalizimin e marrëveshjes në Komunen në Prizrenit.
“Është një qytet i trashëgimisë që ngërthen objekte dhe do të jetë edhe muzeun e filigranit. Tash institucionet e ministrisë, Muzeu dhe Galeria e cila fillon nesër me hapje. Nga Ministria e Shëndetësisë janë hartuar edhe kriteret se si duhet të punojmë. Në muze do të ketë më pak njerëz nga dy ose tre. Duhet t’i respektojmë kriteret sepse nuk duam që të na kthehet virusi”, shtoi ajo.