MKRS-ja do të financojë xhudistët, Gashi ka një kërkesë për komunën e Pejës

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 10:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandumet në bazë të kategorizimit, me sportistët e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka.

Memorandumi iu mundësojë sportistëve individual që të financohen nga MKRS-ja, raporton Ekonomia Online.

Ministri Kujtim Gashi, e ka konsideruar këtë ditë të rëndësishme ngase sipas tij, obligim i institucioneve është përkrahja e sportistëve që çdo ditë po na bëjnë krenar.

Ai kërkoi nga Komuna e Pejës që sa më shpejtë ta caktojë lokacionin e objektit të xhudos, pasi që sipas tij, kjo çështje është stërzgjatur.

“Është një ditë e veçantë për Qeverinë e vet shtetin që kemi mundësi për t’i mbështetur financiarisht ata plotë cilët pothuajse çdo vikend po na bëjnë krenarë dhe është një obligim i yni si shtet të i rrijmë karshi një pune që po e bën trajneri bashkë me xhudistët. Jam i lumtur që kemi pasë një rikthim të fuqishëm të Majlindës në ngjarjet e fundit që ndodhën”.

“Sot nënshkruam memorandumet për financimin e sportistëve individual, i bëj thirrje edhe kryetarit të komunës së Pejës që ta përcaktojmë lokacionin e objektit të xhudos pasi që MKRS i ka mjetet e ndara”.

“Trajnerët po funksionojmë më rrethana jo të mira por besoj që të gjitha strukturat lokale do veprojnë që të na hapin neve rrugë për t’i përkrahur këta. Jam i pakënaqur me veprimet e komunës së Pejës pasi qe ka kohë që po e presim caktimin e lokacionit të objektit të xhudos që do ndërtohet”.

Ndërsa trajneri i xhudistëve nga Kosova, Driton Kuka tha se me ardhjen e Ministrit Gashi në krye të MKRS-së përkrahjes për sportin dhe sportistët e xhudos iu ka kthyer dinjiteti.

“Sporti para ardhjes së juaj ka qenë duke ecë përpara por me një shpejtësi më të vogël. Ti e ke kthyer dinjitetin te sportistët që tani po ma bëjnë krenarë”.

“Emri i Majlindës tani më është bërë një brend. Këtu janë 8 sportistë që i kanë prekë medaljet e kampionateve evropiane e botërore olimpike. Të përgëzoj sepse veprimet e tua të fundit rreth kategorizimit dhe rritjes së pikës janë diçka e jashtëzakonshme”.

E sportistja e medaljeve të arta botërore Majlinda Kelmendi tha se ata ndihen më të sigurt kur e dinë që e kanë përkrahjen e shtetit.

“Sigurisht që unë dhe sportistët që janë këtu ndihemi më të sigurt kur e dimë që e kemi përkrahjen e shtetit dhe e dimë që shteti është pas nesh”.


EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkruan memorandumet në bazë të kategorizimit, me sportistët e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 28, 2019

Të ngjashme