Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi vizitën në Prizren e ka vazhduar me inspektimin e Stadiumit të qytetit “Përparim Thaçi”, raporton Ekonomia Online.
Dumoshi tha se këtë vit kanë paraparë ndajren e 500 mijë eurove në vazhdimin e punimeve. Kurse shprehu interesim që punët të kryhen më shpejtë pasi në këtë projekt pati zvarritje.
Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ky projekt ka pasur disa probleme qysh nga fillimi por që e kanë rishikuar dhe tani do të vazhdojnë që të merren me mbulesën e stadiumit si dhe me ndërtimin e zhveshtores.
Kurse, Qemajl Krasniqi kryetar i Klubit “Iliria”, këkroi që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë pasi ka pasur shumë zvarritje.