Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka lansuar projektet në fushën e sigurisë njerëzore, përkatësisht projektet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë konferencë janë nënshkruar janë kontratat, të cilat do të implementohen nga 19 organizata joqeveritare, raporton Ekonomia Online.
Ministri Kujtim Gashi tha se projektet kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve kosovarë, në mënyrë që ata të mos bien pre e radikalizmit dhe ekstremizmit.
Gashi u ka bërë thirrje organizatave që të marrin me seriozitet implementimin e këtyre projekteve.
“Janë 19 projekte që nënshkruhen që e kanë këtë qëllim që të rinjtë tanë t’i vetëdijësojmë që të mos vijnë pre e këtyre luftërave. Në të njëjtën kohë ata që kanë marrë pjesë të ndihmojmë në rehabilitimin e tyre. Qe nga dita e parë e mandati jemi fokusuar në këto tema shqetësua dhe problematike”.
“Ka pas të rijnë kosovare që me apo pa dashje kanë qenë pjesë e këtyre luftërave. Ne jemi të interesuar që ata që kanë qenë pjesë e luftërave të parandalojmë. Këto projekte kanë qëllim senzinbilizimin e të rinjve që të mos bien pre e provokimeve. kisha kërkuar sot nga organizatat përfituese që ta marrin me seriozitet implementimin e projekteve sepse është fokus i yni”.
Gashi tutje shtoi se dëshirojnë të eliminojnë këtë dukuri për të cilën tha se është shqetësuese, derisa u shpreh i bindur që tërë energjinë e departamentit për të rinjtë, ta fokusojë në këtë drejtim.
“Përgjegjësia jonë po shpërndahet tash te 19 organizatat që do ta implementojnë këtë projekt. Uroj që implementimi të jetë i qind për qind, do ta keni edhe një fazë tjetër të thirrjeve sepse gjithë ata të ri janë shqetësim për ne dhe dëshirojmë ta eliminojmë këtë dukuri që është shqetësuese. Jemi të interesuar që energjinë e departamentit ta fokusojmë kundër këtij fenomeni.
Kreshnik Xharra, Ushtrues Detyre i drejtorit të Departamentit të Rinisë në MKRS, tha se presim bashkëpunim të frytshëm dhe serioz me organizatat, raporton EO.
“Presim që të kemi partneritet të frytshëm dhe seriozitet në realizimin e synimeve tona”.
Ndërsa, Mensur Morina nga organizata Liza, përfitues i një projekti, deklaroi se do të luftojnë radikalizmin e dhunshëm përmes realizimit të këtyre projekteve.
“Jemi me fat që gjendemi këtu dhe jemi përfitues i një fondi. Do të luftojmë dhe do ta parandalojmë radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm”.