MKRS ndan dy çmime në fushën e kinematografisë – Çeku e nderon artistin e ndjerë Nusret Salihamixhiqi

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 14:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë dy çmime në fushën e artit pamor, respektivisht në fushën e kinematografisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, çmimet u ndanë për artistin e ndjerë, Nusret Salihamixhiqi dhe Violeta Xhaferit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se çmimet ndahen për siç tha njerëz të mëdhenj.

“Jam shumë i lumtur me i nda dy çmime për dy emra shumë të mëdhenj. Sidomos për Nysretin që është ndarë nga jeta dhe është çmim postmortum”, tha Çeku.

E çmim iu nda edhe Violeta Xhaferit, të cilën e mori djali i saj, Ilir Xhaferi. Ky i fundit e falënderoi ministrin Çeku.

“Kosova ka artistë dhe do ta ketë dhe me këto çmime i keni treguar botës se kemi pasur edhe art”, tha djali i Violeta Xhaferit.

Të ngjashme