MKRS pa datë për zhvendosje në Prizren

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:38 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ende nuk e di kohën se kur do të bëjë zhvendosjen e saj në qytetin e Prizrenit.

Gati një vit më parë Qeveria e Kosovës kishe marrë vendimin që një pjesë e stafit politik, administrativ edhe profesional të MKRS-së të zhvendoset në Prizren.

Deri më sot janë dhënë disa afate për zhvendosjen e një pjese të ministrisë në qytetin e pasur me trashëgimi kulturore .

Zhvendosja e MKRS-së në Prizren ka qenë dhe vazhdon që të mbetet përkushtim i yni si kabinet, ka thënë për Kallxo.com, Samir Hoxha këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Ai ka thënë se MKRS është në fazën finale të përgatitjeve për të filluar hapin e parë të zhvendosjes së një pjese të stafit të MKRS-së në qytetin e Prizrenit, por pa dhënë ndonjë datë apo afat se kur mund të ndodhë kjo.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Prizrenit, ka pohuar ai është marrë vendim që MKRS-së t’i jepen në shfrytëzim dy ndërtesat e kërkuara nga ana jonë, ndërtesa e ish- Rektoratit të Universitetit të Prizrenit si dhe ndërtesa e ish- Xhandarmërisë.

“Marrë për bazë këtë fakt konsideroj se tani më janë plotësuar disa prej kushteve themelore, procedurale dhe infrastrukturore për të filluar procesin e zhvendosjes së një pjese të MKRS-së në Prizren”, ka thënë ai, për Kallxo.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme